Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në institucionin e Presidencës ish të dërguarin e ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Përmes një shënimi bërë në facebook, Kreu i Shtetit deklaron se mbështet përpjekjet e vazhdueshme të Grenell për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.
Po ashtu ai shton se para se Grenell të vizitonte jugun e vendit tonë i ka dhuruar edhe librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare.
“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.
Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, shkruan Meta.
Top Channel