Zjarre në pyjet e bregdetit, flakët në Karaburun dhe Tragjas. Në Ksamil arrestohet një zjarrëvënës

31/07/2021 15:02

Në ditën e pestë të rënies së zjarreve në Vlorë, 80 punonjës së zjarrfikëseve, zonave të mbrojtura prefekturës janë nisur në orët e para te ditës të ndarë në grupe, një pjesë në gadishullin e Karaburunit dhe pjesa tjetër në kodrat e fshatit Tragjas.

Siç duket dhe nga pamjet kodrat në afërsi të fshatit Tragjas janë në flakë, në disa vatra të ndryshme që do të thotë se  zjarrvënia ka qenë qëllimshme. Barinjtë po largojnë bagëtitë e imta nga stanet që ndodhen afër flakëve.

Terreni i pjerrët dhe era vështirësojnë ndërhyrjen në Karaburun në mbi 1100 m mbi nivelin e detit dhe drejtoresha e Zonave të Mbrojtura Lorela Lazaj kërkon ndërhyrje nga ajri.

Mbrëmjen e së premtes flakët rrezikuan seriozisht pushues e banorë edhe në Ksamil përpara se të shuheshin në orët e para të mëngjesit.

Një 25 vjeçar u arrestua për zjarrvënie të qëllimshme pasi dyshohet se ishte ai që i vuri flakët ullinjve pranë Ksamilit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA