Sot me rastin e ditës ndërkombëtare të renxhersave (rojeve të pyllit) në parkun kombëtar Divjakë, Karavasta është zhvilluar një aktivitet. Administrata e parkut në bashkëpunim me fondacionin j.I.c.a( xhaika), i cili operon prej dhjetë vitesh në qytetin e Divjakës kanë përgatitur një grup me të rinj ‘junir rangers’ nga shkollat e qytetit të Divjakës.
Drejtori i parkut kombëtar Divjakë Karavasta u shpreh se sot kujtohen renxhersat që kanë dhënë dhe japin kontribut në ruajtjen e parkut.
Nga ana e tij koordinatori i projektit të qeverisë japoneze për ndërtimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e menaxhimit të bazuar në ekosistemin e parkut kombëtar Divjakë Karavasta.
Zoti Nishimoto Goro u shpreh ndër të tjera se po ndihmojnë projektin për renxhersat e rinj që janë e ardhmja dhe përcillet në komunitet vlera e ruajtjes së ekosistemit.
Renxhersat e rinj u njohën dhe me programet e ruajtjes së ekosistemit si dhe në terren me shtigjet e pyllit.
Top Channel