Luftanija britanike i afrohet ujërave të saj, Kina nis “grupin e sulmit”

30/07/2021 12:12

Kina e paralajmëroi grupin e luftanijeve britanike, të drejtuar nga aeroplanmvajtësja HMS Queen Elizabeth të “mos ndërmarrë ndonjë veprim të pamatur” teksa ujërat e kontestuara të Detit të Kinës Jugore.

Marina e Partisë Çlirimtare të Popullit është në gadishmëri luftimi”, shkruan e përditshmja pro-qeveritare kineze, Global Times.

Pekini e ka vëzhguar me kujdes avancimin e grupit britanik që i cili do të lundrojë përmes Detit të Kinës Jugore në rrugën drejt Japonisë, ndërsa e akuzon Londrën se vazhdon të jetojë “në ditët e saj kolonialiste”.

Marina Mbretërore është duke kryer manovra ushtarake me Singaporin dhe sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace nuk e ka fshehur qëllimin e tij për të zhvilluar në Detin e Kinës Jugore stërvitjen e pagëzuar si “Liria e Lundrimit”.

Pavarësisht një vendimi ndërkombëtar gjykate të 2016-tës, Kina vazhdon ta shohë si sajin një pjesë të madhe të atij deti, ku ka krijuar edhe ishuj artificiale, disa prej të cilëve janë shumë pranë ujërave territoriale të shteteve fqinjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA