Studim: Personat me çrregullime të shëndetit mendor më të rrezikuar nga vdekja nga COVID-19

29/07/2021 22:47

Një hulumtim i kryer në Francë ka zbuluar se individët me çrregullime ekzistuese të shëndetit mendor janë në rrezik më të lartë të vdekjes nga COVID-19 dhe duhet të kategorizohen si grup në rrezik.

COVID-19 ka 1,8 herë më shumë gjasa të shkaktojë vdekje te pacientët me çrregullime mendore, sipas faqes së internetit Nursing in Practice, e cila ka cituar hulumtimin e botuar këtë javë në JAMA Psychiatry, një revistë mjekësore mujore e rishikuar nga profesorë të Universitetit të Marsejës.

Sipas studimit, pacientët me çrregullime të rënda të shëndetit mendor, të tilla si skizofrenia dhe çrregullimi bipolar, kanë 2,3 herë më shumë gjasa të vdesin nga koronavirusi sesa pacientët pa probleme të shëndetit mendor.

Studiuesit u bënë thirrje vendimmarrësve të shëndetit publik që t’u japin përparësi pacientëve me çrregullime të shëndetit mendor për parandalimin e sëmundjeve, për vaksinimet, trajtimin dhe trajnimin specifik për stafin e spitalit.

Hulumtimi sugjeroi që ndryshimet e sistemit imunitar te njerëzit me çrregullim bipolar ose skizofreni mbase mund të shpjegojnë rreziqet më të larta te këto grupe.

Megjithatë, thuhet më tej, studimet e ardhshme duhet të shikojnë rrezikun e vdekjes për çdo çrregullim të shëndetit mendor, në krahasim me çrregullimet e shëndetit mendor në tërësi./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA