Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi sot se ka vendosur sanksione kundër tetë burgjeve siriane të menaxhuara nga aparati i inteligjencës i presidentit sirian.
Sanksionet janë vendosur edhe ndaj pesë zyrtarëve që kontrollojnë ato institucione ku kanë ndodhur shkelje të të drejtave të njeriut. Ministria e Financave vendosi gjithashtu sanksione ndaj grupit të armatosur sirian “Ahrar al-Sharqiya”, i cili vepron në veri të vendit, për abuzim me civilët, si dhe dy udhëheqës të grupit, tha ministria në një deklaratë, raporton Reuters.
“Vendimet e sotme nxisin përgjegjësinë për abuzimet e kryera kundër popullit Sirian dhe mohojnë hyrjen në sistemin financiar ndërkombëtar,” tha Andrea Gacki, drejtoreshë e Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC).
Ajo shtoi se këto vendime konfirmojnë angazhimin e fortë amerikan në luftën kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Siri, pavarësisht nga autori, duke shpjeguar se burgjet ishin vende të shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër të burgosurve politikë dhe të burgosurve të tjerë.
Top Channel