“Po na bezdis ca si shumë”/ Foli për qeverinë, miliarderi dënohet me 18 vjet burg!

29/07/2021 16:33

Miliarderi Sun Dawu, një kritik i zëshëm i qeverisë kineze është dënuar me 18 vjet heqje lirie për arsye “se shkakton probleme”, sic thuhet në deklaratën zyrtare të gjykatës.

Sun drejton një prej bizneseve më të mëdha private në sektorin e bujqësisë në provincën Hebei. Manjati 67-vjeçar ka folur disa në të kaluarën për të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera të ndjeshme politike, por kjo tani po i kushton shtrenjtë. Ai është shpallur fajtor “për provokim të konflikteve” – një akuzë që shfrytëzohet shumë shpesh kundër aktivistëve.

Akuzat e tjera kundër tij janë ato të pushtimit të paligjshëm të tokës bujqësore, si dhe pengimit te punonjësve qeveritarë që të kryejnë punën e tyre. Perpos burgut, duhet të paguajë dhe një gjobë prej gati 500 mijë dollarësh amerikane. Sun thuhet të jetë ndaluar vitin që shkoi bashkë me 20 familjarë dhe bashkëpunëtorë biznesi, për shkak të disa mospajtimeve për një tokë bujqësore të Qeverisë. Ai ka qenë një prej personave të paktë që e akuzuan ekzekutivin për fshehje të gripit afrikan, që preku fermat e tij në 2019, dhe më pas ka dëmtuar një pjesë të mirë të industrisë shtetërore.

Sun besohet se është i afërt me disa disidentë politikë kinezë dhe ka kritikuar në të kaluarën politikat rurale të qeverisë. Kina prej kohesh i ka shtypur bizneset dhe sipërmarrësit e këtij shteti.Kompani të mëdha teknologjike, duke përfshirë ato si Alibaba, Didi dhe Tencent, janë aktualisht nën hetim për një sërë çështjesh, përfshirë cenimin e sigurisë kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA