Foto-lajm/ “Sot rivalë, por gjithmonë miq”, Kosova përballë Turqisë, në Prishtinë ofrohen kafe dhe çaj falas për fansat turq
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që po zhvillohet ditën e sotme në Shkup u bëri të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e nismës së bashkëpunimit mes vendeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.
Sipas tij, pse duhet të presin Mali i Zi apo Bosnja për të bashkëvepruar, kur ka përfitim të ndërsjellë mes të gjitha shteteve.
Në lidhje me Kosovën, ai tha se e di problemin e saj ndërsa mban qëndrim të kundërt, pasi të gjitha vendet duhet të jenë pjesë e nismës.
“Mali i Zi, nuk e mendoj për çfarë mendohet Mali i Zi, se si të zgjidhë problemet e krahut të punës duke qëndruar i mbyllur? Që është një problem serioz për të gjitha vendet. Po Bosnja për çfarë mendohet, se e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt se për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi për njerëzit për të gjithë së bashku. Çdo ditë që fitojmë është një ditë për të ardhmen”, theksoi Rama.
Top Channel