Për shumë kalifornianë, zjarri përfaqëson rrezikun. Por për ekspertë pyjorë si Robert York, zjarri mund të jetë dhe një armë e vyer, nëse kontrollohet siç duhet.
Ai dhe kolegët e tij kanë shpenzuar këto kohë orë të tëra nëpër pyje duke kontrolluar lagështinë dhe kushtet e erës, në mënyrë që të krijojnë një rrugë të paracaktuar djegieje, e cila minimizon rreziqet e flakëve të dala jashtë kontrollit në zonën mes Sacramenton e liqenit Tahoe.
Zjarret e vendosura vetë janë një mekanizëm esencial në përpjekjet modern të parandalimit të zjarreve të fuqishme pyjore. Kërkuesit kanë shpenzuar dekada të tëra duke eksperimentuar me to e kanë arritur të mësojnë sesi ta orientojnë zjarrin, duke asgjësuar bimësinë më të thatë e më të rrezikuar, e duke e bërë pyllin më të shëndetshëm. Një sërë zjarresh të fuqishme pyjore digjen prej ditësh në SHBA.
Zjarri Dixie në Kaliforni kërcënon me mijëra shtëpi, ndërsa ai Bootleg në Oregon ka shkrumbuar deri tani sipërfaqe të mëdha. Bootlegu, më i madhi mes dhjetëra vatrave në terrenin e thatë të pjesës perëndimore të Shteteve të Bashkuara, ka djegur më shumë se 97,000 hektarë, një sipërfaqe më e madhe se sa qyteti i Nju Jorkut.
Ai ka djegur dru dhe shkurre të thata si eshkë, brenda dhe përreth pyllit kombëtar Fremont-Winema që kur shpërtheu më 6 korrik afër ujëvarës Klamath, rreth 400 km në jug të Portlandit, e gjithë kjo në kohën kur meteorologët parashikuan ardhjen e një vale tjetër të nxehtësisë perëndimore, e katërta që nga fillimi i qershorit.
Top Channel