“Bazuar në studimet e ekspertëve nëse arrihet tregtia e lirë, ekonomia rritet me 6.7% dhe pse duhet t’ia privojmë vetes këtë mundësi?”, kështu ka thënë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që po zhvillohet ditën e sotme në Shkup.
Ai theksoi se vendet e Ballkanit nuk duhet të rrinë secili në hapësirën e vet të vogël, por të përpiqen për vendin e tyre, për të rritur ekonominë.
“Është sa për të ardhur keq aq edhe për të qeshur kur dëgjon evropianë duke pyetur ‘çfarë po bëni ju?’ Ne nuk mundemi dot të lexojmë shifra, fakte të dhëna jo nga ekspertët e qeverive tona por nga organizma ndërkombëtare, ku thotë se nëse duam të rrisim prodhimin e përgjigjëm, nëse arrijmë tregtinë e lirë ekonomia rritet me 6.7% dhe pse duhet ia privojmë vetes këtë mundësi duke ndenjur secili brenda hapësirë së vet të vogël? Për më tepër sot kur ne përballemi si gjithë të tjerët në kushtet me vështirësi ekstra pandeminë, jo vetëm që në asnjë mënyrë nuk ia privojmë vetes këtë potencial”, tha Rama.
Top Channel