22/12 13:07
Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 3.93 miliardë.
Sipas’Our World Data’, Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi, renditet e para me mbi 1.57 miliardë doza të administruara, e ndjekur nga India me pothuajse 441.9 milionë doza të administruara.
SHBA ka administruar mbi 342.2 milionë doza të vaksinës COVID-19, ndërsa më pas renditet Brazili me mbi 134.5 milionë doza të administruara. Gjermania ka administruar 89.7 milionë, Mbretëria e Bashkuar me 83.8 milionë dhe Japonia me 79.3 milionë doza të administruara.
Edhe Turqia ka një numër të lartë vaksinimesh, ku deri më tani raporton 68.59 milionë doza.
Top Channel