Seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së për ankimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe vijon prej dy orësh, ndërsa drejtohet nga gjykatësja Nertina Kosova.
Tushe është mbrojtur para gjykatëses se nuk ka pasur asnjë autoritet mbi tenderin, duke kërkuar masë lehtësuese për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Pavarësisht recetave mjekësore të përdorura si dëshmi, se ai është në gjendje të rënduar shëndetësore, ato nuk u morën parasysh nga trupa gjykuese dhe u la në fuqi masa e arrestit në burg.
Ai ka mohuar lidhjen e Ibrahim Lamit me tenderin, emri i të cilit lakohet në përgjime si persoani që mori përsipër rehabilitimin e kanalit.
“Nuk kam pasur asnjë autoritet mbi tenderin , nuk kam qenë kryetar dhe ent prokurues ka qenë Drejtoria e Punëve publike, s’ka qenë Bashkia e Lushnjës. Ibrahim Lamin e njoh por s’ka lidhje me tenderin. Ndryshoni masën se s’ka dyshime të arsyeshme dhe për shkak të gjendjes shëndetësore shumë të rënduar që kam”, tha Tushe, sipas burimeve në seancë.
Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre ka apeluar vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg, duke pranuar kërkesën e SPAK që e akuzon atë për shpërdorim detyre.
Nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.
Gjithashtu me kërkesë për masë më të bute sigurie Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”.
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste. Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.
Sipas SPAK ndonëse fituese u shpall “Euro Alb”, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i kryebashkiakut.
Një tjetër episod ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.
Disa javë më parë policia hyri në ambientet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhër arrestet SPAK, duke vënë në praga kryebashkiakun Tushe; Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Gjithashtu u ndaluan edhe shtetasit, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK i kish kërkuar GJKKO-së, masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Top Channel