Një 55-vjeçar është kapur në Berat, pasi është dënuar me burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Shtetasi me iniciale L.S. u kap në shtëpinë e 58-vjeçarit me iniciale A.O. në Berat. Si rrjedhojë, ky i fundit është arrestuar dhe po hetohet për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Vihet në pranga dhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:
L.(B). S., 55 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike.
Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 58 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat, pasi ka ndihmuar shtetasin L.(B). S., duke i vendosur në dispozicion banesën e tij, kundrejt pagesës.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel