Instituti gjerman i Virologjisë konfirmoi se varianti Delta i virusit SarsCov2, qarkullon që nga muaji qershor në vendin tonë.

Mjekët e familjes si gjithmonë janë në vijën e parë të frontit në përballje me virusin dhe mutacionet e tij.

Bruna Shiroka, Mjeke Familjeje: Këto kohë kemi patur 8-10 raste pacientësh në ditë me këto simptoma: temperaturë deri në 40 gradë që nuk bie prej 5-7 ditësh, dhimbje koke, kollë, gërricje fyti, dhimbje muskujsh, djersitje, rrjedhje hundësh.

Nuk mund të them së janë simptoma të Deltës. Këtë e qartësojnë tamponi ose testi i shpejte si dhe analiza të detajuara. I kemi parë këto simptoma te njerëz të pavaksinuar.

Vëmë re që pacientët e vaksinuar me të dyja dozat shfaqin simptoma të lehta të gripit të stinës. Ka pacientë që thonë se do udhëtojnë jashtë, ndaj ju duhet vaksina, por unë ju them se vaksina nuk është pasaportë që udhëton jashtë, nuk është dokument, por arma jonë e vetme kundër Covidit dhe mutacioneve të tij. Unë apeloj fort për vaksinim sa më parë, që të shmangim fatalitetet e hidhura që kemi provuar deri tani.

Juli Ristani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA