Mjaftuan vetëm pak minuta që një stuhi gjigante rëre ta zhyste në kaos qytetin kinez të Dunhuang-ut, të ndodhur në të ashtuquajturën “Rruga e mëndafshtë”.
Një mur i vërtetë rëre, të paktën 100 metra i lartë u ngrit mbi qytezën e provincës Gansu, në kufi me shkretëtirën e Gobit. Stuhia e rërës bëri që qielli të merrte ngjyrë të verdhë, ndërsa dukshmëria u reduktua ndjeshëm, aq sa policia lokale u detyrua të ngrinte postblloqe nëpër rrugë për të orientuar makinat e çoroditura.
Me diçka të ngjashme u përball në maj të këtij viti edhe kryeqyteti i Kinës, ku trafiku u bllokua e mbi 400 fluturime u anuluan në të dy aeroportet kryesore të tij. Pekini beri llogarite me stuhi të forta rëre edhe në muajt mars e prill sepse ai gjithashtu ndodhet panë shkretëtirës së Gobit, por episode të tilla duket se janë edhe pasojë e shpyllëzimit të madh dhe erozionit të raportuar në të gjithë veriun e vendit.
Top Channel