Ripërsëritje e regjimit 41 bis/ Gjonaj: Do të lëshohen vendimet e reja sipas afateve kohore

27/07/2021 18:33

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur në “Top Talk” për ripërsëritjen e aplikimit të regjimit 41 bis duke thënë se do të dalin vendimet e reja sipas afateve kohore.

Ndër të tjera shtoi se një ndër aspektet që bisedoi me palën britanike ka të bëjë dhe me mbështetjen që do të japin në shërbimet inteligjente, po ashtu dhe në ngritjen e kapaciteteve, sidomos të burimeve njerëzore dhe zbatimit të 41bis.

Dyrnjaja: Për tre ditë skadon afati 1 vjeçar për regjimin 41bis. Do të rinovohet ky status i të burgosurve special dhe a ka funksionuar përgjatë këtij viti se nuk kemi patur volum rastesh.

Gjonaj: Dihet që nuk është procedurë që i takon vetëm ministrit të drejtësisë, por janë një sërë institucionesh të përfshira në këtë proces dhe duke e mbajtur në konsideratë të tillë, ne kemi qenë gjatë gjithë kësaj periudhe në komunikim të vazhdueshëm me institucionet dhe do të ketë një vlerësim mbi bazën e propozimit që SPAK për subjektet që duhet të vazhdojnë apo jo qëndrimin në këtë regjim të posaçëm dhe sipas afateve kohore do të lëshohen vendimet e reja nëse do të jetë e nevojshme për zbatimin e regjimit 41bis.

Dyrnjaja: Në vlerësimin tuaj, ia vlejti ky regjim, ishte i domosdoshëm apo meqë u bë, hajde ta rinovojmë?

Gjonaj: Ka qenë një parashikim ligjor dhe një regjim tepër i nevojshëm, por jo vetëm, edhe për të parandaluar krimin e organizuar dhe krime të tjera, të cilat mund të kryhen në botën jashtë. Besoj se ne do ta vijojmë këtë iniciativë jo vetëm duke shtuar rastet e subjekteve që ndodhen në këtë regjim ku padyshim do të jetë sipas nevojave dhe argumentave që do të sjellin institucionet, por nga ana tjetër kuptojmë që do të jetë një regjim që po përgatitemi për të shtuar masat edhe përsa i përket aspekteve inteligjente në 41bis përsa i përket zbatimit të tij. Një ndër aspektet që biseduam dhe me palën britanike ka të bëjë dhe me mbështetjen që pala britanike do të japi dhe në shërbimet inteligjente, po ashtu dhe në ngritjen e kapaciteteve, sidomos të burimeve njerëzore dhe zbatimit të 41bis, të njëjtën marrëveshje që biseduam me organet italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA