Raporti, PS-PD e lexojnë ndryshe/ Basha: Me dy fjalë, Masakër zgjedhore. Balla: Raporti më i mirë në këto 30 vite

27/07/2021 01:11

Dy partitë më të mëdha e lexuan ndryshe raportin. “OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Ndërkohë për kryetarin e Partisë demokratike Lulzim Basha raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve. “Blerja masive e votave, Presioni ndaj votuesve, Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin, Keqpërdorimi i aseteve publike, Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike, Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale, Presion mbi administratën publike, Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën, Legalizime në këmbim të votës, Vjedhja e të dhënave private dhe personale dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve, Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve, Ndryshimet kushtetuese të njëanshme. E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!”, tha Lulzim Basha.

Raporti sipas tij konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA