“Pini nga pak, se ju bën mirë”, befason studimi i ri: Pak alkool, mbron zemrën!

27/07/2021 16:42

Nëse keni ndonjë problem kardiovaskular, një sasi e vogël alkooli çdo ditë mund t`ju ndihmojë të reduktoni rrezikun e një ataku kardiak apo hemorragjie cerebrale thotë CNN, duke cituar një studim të fundit.

Rezultatet e tij nuk i referohen popullsisë së gjerë, por vetëm personave që kanë pasur vështirësi me shëndetin kardiovaskular. Ajo që autorët e raportit zbuluan nga hulumtimet, ishte befasuese: Nëse vazhdoni të pini nga pak pas një goditjeje kardiake, nuk ju bën keq përsa kohë konsumi mbetet në nivele të ulëta.

Studiuesja Emmanuela Gakidou thotë se kur bënë krahasimet me njerëzit që pinë aspak pije alkoolike, panë se ata që merrnin 105 gramë alkool çdo javë, e barasvlershme kjo me një shishe verë apo 6 kanaçe birre, duket se janë më të mbrojtur mes personave që kanë pasur probleme me zemrën. Ky është pak a shume kufiri i rekomanduar dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për burra dhe gra 166 gramë në javë.

Zbulimi nuk vlen sidoqoftë për të gjithë, pasi konsumi i alkoolit shton rrezikun për sëmundje të tilla si ciroza e mëlçisë, tuberkulozi dhe kanceri, ndaj persona të prekur prej tyre, nuk duhet ta aplikojnë këtë këshillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA