26/11 20:56
14 anëtarë të kryesisë së PD në Korçë, kanë dhënë dorëheqjen nga detyrat me argumentin se kryedemokrati Basha e ka kthyer PD në parti klienteliste.
Sipas tyre, mënyra e drejtimit të saj është jashtë vizionit me të cilin kryesia e Korçës ka punuar këto 8 vite. Kryetari i PD në Korçë, Andrea Mano, sekretari Devis Osmani dhe 12 anëtare të kryesisë kanë lënë funksionet e tyre, ndërsa do të vazhdojnë të jenë anëtarë të kësaj partie.
Thuajse 1/3 e kryesisë ka dhënë dorëheqjen në grup ndërsa ky duket se ka qenë një reagim për shkak se sipas tyre, ata nuk janë dëgjuar nga kryedemokrati Basha.
Top Channel