Një stuhi e fuqishme breshëri e shoqëruar nga vorbulla ajri u regjistruan në Fidenza të Italisë. Breshëri, që mbërrinte përmasat deri në 10 cm, e godiste aq fort tokën, sa dukej si bombardim.
Të gjitha skuadrat teknike të lidhura me sigurinë e mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar së bashku me policinë lokale, për të garantuar mbrojtje në vendet publike. Në Rozzano, nga moti i keq një vinç u shemb duke shkaktuar panik. Sipas ekspertëve, stuhitë e breshërit në Itali jane trefishuar që nga fillimi i verës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dëmet e shkaktuara strukturave bujqësore, llogariten në miliona euro. Edhe madhësia e kokrrave të breshërit, ka ndryshuar: Ajo është rritur ndjeshëm këto vitet e fundit, sidomos në disa raste më ekstreme kur mbërrin gati dimensionet e një grushti, duke dëmtuar xhama makinash e duke shkaktuar shumë frikë. Edhe këtu, shkencëtarët gjejnë gjurmën e ndryshimeve klimatike me një tendencë drejt atij që e quajnë “tropikalizim”, dhe shtimin e fenomeneve ekstreme atmosferike, me një frekuencë më të madhe të shpërthimeve të befasishme e të dhunshme të tyre.
Top Channel