Basha: Zgjedhjet ishin masakër! LSI: Votat u blenë. PS: Raporti i ODIHR më i miri për Shqipërinë

27/07/2021 15:20

Partitë politike sikurse edhe në të shkuarën e lexojnë dhe komentojnë në mënyra të ndryshme raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Raporti i OSBE-ODHIR konfirmoi se në zgjedhjet e 25 prillit pati masakër ndaj vullnetit të qytetarëve. Vëmendja e shqiptarëve duhet të mbetet tek ky raport. Ne presim jo thjesht hetime me ritëm të lartë, por edhe transparencë jo vetëm para PD por edhe para shqiptarëve. PD nuk është stepur para asnjë vendimi”, tha Basha.

Se çfarë do të bëjë PD në zgjedhjet e ardhshme lokale Lulzim Basha tha:

Do të intensifikojmë betejën tonë në fronte dhe forume. Kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë dhe siç e kam deklaruar do të hedhim hapat e nevojshëm në çdo fushë. Shqipëria nuk do të kthehet me fytyrë nga Lindja. Beteja jonë do të jetë fare e thjeshtë. Sovranit i është hequr e drejta për të vendosur”.

Ndërsa LSI e shikon raportin e OSBE-ODIHR si konfirmimin e parregullsive të shprehura nga kjo forcë politike.
Raporti, vulos faktin që më 25 prill nuk pati zgjedhje, por një masakër zgjedhore të drejtuar drejtpërdrejt nga Rilindja. Nga ky raport, u konfirmua se më 25 prill: Vullneti i shqiptarëve u tjetërsua. Blerja masive e votave. Presion ndaj votuesve në favor të rilindjes. Keqpërdorimi i aseteve publik në avantazh të partisë në pushtet . Rrijen e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale”, u shpreh Endrit Brahimllari.

Fituesi zgjedhje PS, e përshëndeti raportin.

Është i qartë dhe pa asnjë ekuivok vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Merita e padiskutueshme u takon qytetarëve shqiptarë që shprehën vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përputhje me rregullat dhe standardet në fushën e zgjedhjeve“.

Raporti i referohet edhe fenomenit të vjetër të shitblerjes së votës, duke nënvizuar se: kishte pretendime për blerje votash dhe se në këto zgjedhje në dallim nga zgjedhjet e mëparshme hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste. Këto pretendime nuk u kufizuan në vetëm një subjekt politik.

Raporti vlerëson se rreth “30 investigime penale të blerjes së votës janë në proces dhe rreth 50 çështje penale për parregullsi të tjera u iniciuan në lidhje me zgjedhjet e 2021”, tha Arben Pëllumbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA