Zyra e përmbarimit ka dërguar përsëri shkresën për uljen e çadrës së cirkut njësoj si 4 vite më parë dhe bllokimin e llogarive të cirkut.
Për këtë arsye Kryesia e Sindikatës se Artisteve te Cirkut Kombëtar organizoi një takim Sekretaren e Përgjithshme te Ministrisë se Kulturës.
“Ky është një problem i hershëm që ka të bëjë me pronën e cirkut kombëtar, por ne para disa ditësh u njohëm me vendimin e gjykatës së shkallës së parë që pronarit duhet ti lirojmë truallin prej 1073 metrash. Ne nuk kishim asnjë lloj informacioni për këtë pjesë”.
Sipas kreut të sindikatës, ministria dhe cirku nuk kanë pasur asnjë dijeni për vendimin e gjykatës.
“Në atë pronë publike që e pasqyrojnë dhe vendimet e këshillit të ministrave herë pas here që ajo është pronë publike me emërtesën cirku i Tiranës, dalim para disa fakteve që ne po e posedojmë në mënyrë të paligjshme”.
Cirku Kombëtar gjendet ne situate te vështire sepse pronari i tokes ku ndodhet çadra ka bllokuar çdo aktivitet te artisteve.
“Nëse e kthejmë në vlerë monetare janë pesë milion euro pronë publike e qytetarëve shqiptarë, jo e cirkut kombëtar. Ne sipas kësaj gjykate jemi të paligjshëm, por kush është i paligjshëm do ta marrim vesh shumë shpejt. Do ti drejtohemi edhe SPAK-ut”.
Brenda çadrës së cirkut rreth 410 metra katrorë i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi në vitin 2014.
“Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës”.
Top Channel