Donte të digjte veten me benzinë, 29-vjeçarja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
26/07/2021 15:19
Një 29-vjeçare mori plagë të rënd anë trup, pasi u përpoq të vetëdigjej me benzinë, mesditën e sotme, në Pogradec.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.07.2021, në mesditë, në fshatin Kalivaç, Pogradec, në banesë, dyshohet se ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasja D. H., 29 vjeçe, e cila për pasojë ka marrë djegie të shumta trupore dhe aktualisht ndodhet në Spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Top Channel