Megjithëse u konfirmua zyrtarisht se varianti Indian Delta i Coronavirusit qarkullon në vendin tonë, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi lënien në fuqi të masave aktuale shtrënguese.
Mira Rakacolli, Zv.ministre e Shëndetësisë….Varianti Delta i COVID është përhapur gjerësisht në vend.
Albana Fico, Shefja ISHP…..Në Berlin u dërguan 21 mostra të cilat kanë rezultuar të gjitha pozitive. Këto janë mostra që ne i kemi vënë mënjanë për përiudhën qershor -12 korrik. Mostrat që kanë rezultuar pozitive janë marrë në qytetet Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastër, Korçë, Peqin, Mat dhe Vlorë. Edhe pse prania e variantit indian të Covid ka mbërritur në Shqipëri, masat nuk do të ndryshojnë.
“Pavarësisht se në Shqipëri se është provuar dyshimi për prezencën e variantit “Delta”, niveli i masave nuk do të ndryshojë. Masat do të jenë po ato që kanë qenë më parë.”
Ekspertët e Komitetit kanë bërë thirrje për vaksinimin e popullsisë, si një nga masat më të mira për t’u mbrojtur nga ky variant që është më agresiv. Vaksinim nuk do të thotë se s’mund të prekemi nga ky variant, por sipas ekspertëve simptomat do të ishin shumë herë më të lehta, shpesh duke mos pasur nevojë as për kujdes spitalor.
Albana Fico, Shefja ISHP…..Ju kujtoj se nëse keni bërë dozën e parë bëjeni dhe të dytën.Mos harroni, dy doza janë mbrojtje, kanë shanse minimale të preken.
Një njeri i prekur nga Delta shfaq këto simptoma, temperaturë, dhimbje koke, gërricje fyti, këputje, mund të shfaqen edhe simptoma diareike.
Grupmoshat e prekura deri më tani janë ato aktive, njerëzit që shkojnë në punë, përdorin transportin publik, grumbullohen, studentët. Janë pikërisht këto grupe që kanë dhe transmetueshmërinë më të madhe në popullatë.
Vaksinimi është arma e vetme në luftën me këtë virus. Edhe studimet e bëra tregojnë se vaksinimi me të dyja dozat krijon një mbrojtje mbi 70-80% ndaj këtij virusi.
Top Channel