Basha reagon pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR-it: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme

26/07/2021 21:29

Pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit vjen edhe reagimi i kryedemokratit Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit tregon se është tjetërsuar vullneti i shqiptarëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha renditet disa nga konkluzionet e raportit, ndërsa siç thotë ai e përmbledhur me dy fjalë, “Masakër zgjedhore”.

Postimi i plotë:

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.
Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:
– Blerja masive e votave.
– Presioni ndaj votuesve.
– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.
– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
– Legalizime në këmbim të votës.
– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.
– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!
Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA