Pas 10 vitesh në arrati, tentoi sërish të largohet duke kundërshtuar edhe forcat RENEA por mbeti i plagosur 3 here.
52 vjeçari, Ardian Narkaj, nga Malësia e Madhe, ishte i shpallur në kërkim për vrasje të dyfishte dhe armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2008, ai qëlloi duke lëne të vrare dy shtetasit Ton Ulaj dhe Gjergj Shotaj. Narkaj u arrestua dhe u dënua nga gjykata e Shkodrës por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë prishi vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Shkodër, duke kthyer për rishqyrtim në vitin 2015 çështjen. Dënimin i tij me 21 vite burg u mor vetëm një vit me pas por 52 vjeçari përfitoi nga kjo periudhe duke u arratisur.
Vetëm pas 10 vitesh, policia arriti të identifikonte vendin ku fshehej 52 vjeçari.
Në oret e para të mëngjesit të se Dieles, forcat RENEA kanë rrethuar një stan bagëtish në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” Bratosh dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, por Narkaj nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të largohet me armen e tij te zjarrit, duke përfituar edhe nga terreni i vështirë malor.
Dyshohet se autori, ka tentuar të vrasë dy nga Efektivet e RENEAS por ata kanë reaguar duke e qëlluar 3 here në gjoks, këmbë dhe parakrah duke e lene të plagosur. 52 vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga Renea dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar. Narkajt i është sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje
Top Channel