Prekëse! Në nder të viktimave të aksidentit në Kroaci/ 10 qirinj që simbolizojnë jetët e humbura (Fotot)

25/07/2021 22:03

Dhjetë qirinj që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin e sotëm u ndezën pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ministrat Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Faton Peci, Krasniqi, deputetë, si dhe përfaqësues të institucioneve ndezën qirinjtë.

Qirinj ndezën edhe dhjetëra qytetarë të tjerë të cilët iu përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për homazhe për bashkatdhetarët që humbën jetën mëngjesin e së dielës.

Mëngjesin e sotëm vendi u trondit nga aksidenti tragjik në Kroaci ku 10 persona humbën jetën, mbi 40 u lënduan nga përmbysja e autobusit të kompanisë “Deva Tours”, i cili po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA