Presidenti Ilir Meta ka qenë para pak ditësh në Amerikë, ku ka takuar edhe lobistin e njohur Safi Kaskas.

Ka qenë vetë ky i fundit i cili ka bërë publike vizitën e Presidentit Meta atje, duke publikuar edhe dy foto, ku siç shihet presidenti ka qenë i shoqëruar dhe nga bashkëshortja Monika Kryemadhi.

“The Qur’an with References to the Bible”, (Kurani me referenca në Bibël), është libri i cili Kaskas ua prezantoi presidentit dhe kryetares së LSI.

Kaskas shkruan se zonja Kryemadhi e pëlqeu shumë librin, madje u zotua së do të bënte të mundur përkthimin e tij në shqip.

Ai thotë se gjithashtu ata e ftuan në Shqipëri për të festuar përkthimin e librit.

Kaskas është lobist i njohur me bazë në SHBA e Arabinë Saudite me më shumë se 40 vite përvojë në planifikimin strategjik, udhëheqjen dhe etikën e biznesit, me një theks në menaxhimin strategjik në korporatat dhe botët akademike. Ai ka udhëhequr korporata të mëdha dhe kompani tregtare dhe ka pionieruar angazhime të shumta të suksesshme këshilluese fillestare për klientët në fushat e tregtisë dhe industrisë si në Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA