Policia e Fierit parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën. Një 30-vjeçar është arrestuar pasi gjuajti me armë zjarri në ajër dhe kanosi fqinjin e tij.
Gjatë ndërhyrjes, Policia ka vënë në pranga edhe babain e 30-vjeçarit, pasi edhe ai posedonte një armë zjarri pistoletë.
Sekuestrohet arma e zjarrit automatik me fishekë në fole gati për qitje, arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Fier se në fshatin Mbrostar Ura, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.
Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Fakim (Ilvan) Zyka, 30 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin M. K., 55 vjeç, e ka kanosur atë duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, nga oborri i banesës së tij.
Top Channel