Rriten kostot për fermerët këtë vit/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 21:10
BERZH ka rishikuar rritjen ekonomike për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e çuar atë në nivelin 4.2% për vitin 2021 nga 3.6% që e kishte në vitin e kaluar.
Sipas institucionit, vaksinimi masiv dhe rritja e eksporteve sollën këtë rritje në parashikim. Eksperti Eduart Gjokutaj mendon se ky parashikim, dukshëm më i ulët se ai i qeverisë, tregon se jemi drejt një rimëkëmbje të dobët.
Rritja ekonomike në vendin tonë, jo gjithmonë përkthehet në mirëqenie edhe për popullsinë pasi vjen nga sektorë si energjia apo mineralet. Por sipas ekonomistit Gjokutaj, në çfarë niveli duhej të jetë rritja që të ndihet edhe në xhepat e qytetarit të zakonshëm?
Top Channel