Tiranë/ Nuk i dhanë paratë, dy të rinjtë kanosin një person në lokal. E pëson keq pronari që fshehu pamjet filmike

24/07/2021 09:19

Një 28-vjeçar u vu në pranga pasi akuzohet për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia”, ndërsa 33-vjeçar është proceduar penalisht.

Këto të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A.Th. Edhe një 46-vjeçar, pronar i një lokali nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur në lokalin e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA