“Temperaturë, dhimbje koke dhe të vjella”, mjeku Kalo zbulon virozën që është në qarkullim: Nuk ka lidhje me variantin Delta

24/07/2021 08:42

Mjeku Tritan Kalo ka zbuluar se në vendin tonë po qarkullon një virozë e njohur ndryshe si “gripi i verës”, i cili ka shumë ngjashmëri me variantin Delta të Covid-19, sa i takon simptomave.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Kalo sqaron se kjo virozë e cila zgjat nga 3 deri në 5 ditë, nuk shoqërohet me humbje të nuhatjes apo shijes, dhe nuk shfaq probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Apeli i mjekut është për këdo që vjen nga shtete ku qarkullon varianti i Deltës, ndaj të cilëve thotë se në rast se kanë shenja klinike, të distancohen, deri në qartësimin nëse kanë virozën stinore, apo janë infektuar me variantin e ri të Covid.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane…..24.07.2021…..Fundjavë të bardhë, të paqtë dhe shplodhëse miq, të afërt, kolegë dhe bashkëkombas…..RIKUJTESË për pushuesit në brigjet e Adriatikut, të Jonit dhe jo vetëm……”Gripi i verës” apo ethja 3-5 ditore është një virozë, e cila ka shënja klinike pothuajse plotësisht të njejta me shfaqjet klinike të variantit “Delta”, të infeksionit të shkaktuar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19, me: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkshoqëruara me të përziera ose/dhe të vjella e heqje barku/diarrhe.

POR pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19) dhe pa lëndime të rënda të vijave të poshtme të frymëmarrjes (të cilat fatmirësisht janë më pak të shpeshta si në të vaksinuarit po ashtu edhe në ata të prekurit nga Covid-19 i variantit “Delta” të infeksionit prej virusit Sars-Cov2), dhe me “test të shpejtë” ose “PCR-real time” për Sars-Cov2 NEGATIV…..

Në mesin e të sëmurëve me shënjat e mësipërme, mundet të ketë pa dyshim edhe të infektuar me variantin “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19, sidomos persona shqiptarë ose të huaj të ardhur për pushime nga vënde ku ky virus është mjaft i përhapur si Britania e Madhe, Francë, Itali, Hollandë, Greqi, Gjermani, etj…. Këta persona duhet të jenë shumë lart të VETNDËRGJEGJËSUAR, për t’u vetëizoluar deri në sqarimin e shkakut të gjëndjes së tyre klinike…..

Po ashtu edhe personeli i Qëndrave Mjeksore në zonat e pushimeve dhe jo vetëm, duhet të rrisin vigjilencën epidemiologjike ndaj të sëmurëve me shënjat e mësipërme që ata/ato vizitojnë….. Në ndërkohë kur dhe ku është e mundur të MOS hezitojmë të vaksinohemi, që të ulim sa të jetë e mundëshme numurin e të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..

”Flama mbarëbotërore” nuk është shuar apo mposhtur plotësisht, edhe pse “pjesa më dramatike” e kësaj Pandemije është luajtur tashmë, dhe VETËKUJDESJA si dhe KUJDESJA ndaj atyre që gjallojnë pranë nesh nuku duhet nënvlerësuar….NE mantelbardhët dhe i gjithë personeli tjetër shëndetsor jemi aty ku duhet të jemi, në vijën e parë të përballjes me Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19 që me Punën, Profesionalizmin, Përkushtimin dhe Përkujdesjen tonë, t’ju vimë në ndihmë nëse JU do të prekeni nga një……Together forever!!!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA