Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë, ja zonat e Tiranës që do të preken
24/07/2021 21:02
OSHEE njofton se për shkak të rikonstruksionit të kabinave elektrike ditën e nesërme do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës.
Stakimi do të bëhet gjatë intervalit kohor 09:00-16:00.
“Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 25 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Rruga e vjetër Vorë-Rinas, Dogana dhe disa biznese në këtë zonë”, njofton OSHEE.
Top Channel