Në darkë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, ambasadorja Kim: Është një yll i mirëfilltë jashtë skenës

24/07/2021 08:58

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa mbërriti në Shqipëri një ditë më parë dhe takoi personalitetet më të larta në vend.

Një ndër ta ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila postoi një fotografi me Dua Lipën duke treguar se ka darkuar me artisten dhe familjen e saj. Në përshkrim, Kim shkruan se Lipa është një super yll i mirëfilltë edhe më shumë jashtë skenës.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë”- shkruan Yuri Kim.

Ditën e djeshme, këngëtarja Dua Lipa ishte e shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA