Kufizimet “çmendin” australianët, përleshje të dhunshme me policinë!

24/07/2021 16:32

Australianët nuk po i durojnë më masat kufizuese kundër Covid 19.

Protesta shpërthyen në disa qytete të vendit, ku nuk kanë munguar as përleshjet me policinë.

Tubimet më të mëdha ishin në Sidney, ndërsa mijëra vetë dolën nëpër edhe në Melbourne e Brisbaine. Me thirrjet “liri”, njerëzit marshuan nga qendra e Sidneyt ndërsa grumbullimi paqësor shpejt mori kthesë tjetër. Policia njoftoi më vonë se kishte kryer 57 arrestime.

Autoritetet australiane kanë rivendosur karantina në mbarë vendin në mesin e një rritje shqetësuese të infektimeve të reja. Mbërritja e variantit tejet infektues Delta e ka sfiduar strategjinë e mëhershme të mbylljes së kufijve, programet e izolimit e mbylljet e shpejta, të cilat i patën ndihmuar zyrtarët vendas ta mbanin deri diku gjendjen nën kontroll. Në Australi mbetet i ulët sakaq ritmi i vaksinimeve, me vetëm 14% të banorëve të imunizuar deri tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA