Gjirokastër/ Gjendet e pajetë në banesë një 35-vjeçare, dyshohet se ka vdekur prej disa ditësh

24/07/2021 12:55

Një 35-vjeçare, e identifikuar me inicialet A.T., është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në lagjen “18 Shtatori”.

Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pas njoftimit rreth orës 11:20, në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune.

Gjithashtu dyshohet se shtetasij A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë specialistët e Postës së Polisicë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në datën 23.07.2021, në fshatin Vodhinë, Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në luftën e dytë botërore.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA