Plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet.
Policia njofton se gjatë një konflikti të çastit 31-vjeçari A. I(Gj) plagosi me armë zjarri dy të rinj, të cilët u dërguan menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që, nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Sipas burimeve mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, në rrugën “Todi Shkurti”, ku mbetën të plagosur Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje ka bërë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
“Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Top Channel