Sot kanë dalë para gjykatës dy kamerunas dhe dy shqiptarët e arrestuar në Shqipëri me akuzën e mashtrimit kibernetik.
Ata jetonin në Shqipëri ku kishin krijuar edhe bazën e operacioneve të tyre gjatë të cilave grabitën 4 milionë euro, kompanive nga 9 vende të botës
Seanca gjyqësore e masës së sigurisë vijon ende për shkak se ka nisur vonë nga mungesa e përkthyeses zyrtare të atashuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila përkundër njoftimit se duhet të ishte në gjykatën penale në orën 10 të paradites, ka arritur të paktën 15 minuta me vonesë.
Për këtë arsye, është marrë dhe identiteti i dy të dyshuarve nga Kameruni dhe dy shtetasve shqiptarë që konsiderohen si bashkëpunëtorë e gjithashtu konsiderohen nga prokurorja si persona që ndihmuan dy kamerunasit, mes tyre Donald Anu që të hapte disa kompani fantazim përmes të cilave hakeroheshin kompani të ndryshme e më pas hidhnin shuma të konsiderueshme parash pasi ishin mashtruar përmes një skeme kompjuterike të përdorur nga Donald Anu.
Anu i tha gjykatësit se është nga Kameruni dhe kishte mbërritur në Shqipëri për arsye biznesi dhe se ishte i diplomuar për teologji. Po ashtu, edhe bashkëpunëtorja e tij tregoi se jetonte në Tiranë prej vitesh. Ndërkohë një nga shqiptarët tregoi se për shkaqe ekonomike kishte pranuar që të punonte si përkthyes i Donald Anu dhe për mëse një vit është paguar vetëm 300 mijë lekë të vjetra ku përfshihen edhe siguracionet.
Kujtojmë se në dosjen që gazetarja e Top Channel Anila Hoxha disponoi para disa ditësh, përshkruhet se si të personazhet u takuan më datë dy shkurt në një lokal të njohur në qendër të Tiranës.
Emanuel Emereinbenu ishte marrë nën vëzhgim nga policia në datë 29 janar 2021, ditë në të cilën ka pritur në Rinas një shtetas të huaj i cili pas verifikimve rezulton të jetë Nasirudeen Babatunde Nurudeen , të cilin më pas e coi në një apartament në Selitë,
Më datë 1 shkurt 2021 Emanuel Emereinbenu lëvizi në disa banka të njohura për të kryer veprime , dhe më pas në orën 13 e 25 ai ka shkuar në banesën e Babatundes ku ka qëndruar për 4 orë të tëra.
Takimi mes të arrestuarve u zhvillua me 15 shkurt 2021 ku Fatbardh Danja ka oranizuar një takim midis një të njohuri të tij dhe shefit të tij Donald, pra Emanuel Emereinbenu i cili ishte me të njjtin xhup që kishte prit në aeroport Nasirudeen Babatunde Nurudeen. Me ta më pas u bashkua dhe një i katërt i panjohur.
Tre ditë më pas Emanuel Emereinbenu është konstatuar nga njësia e vëzhgimit rreth orës 10 të mëngjesit në afërsi të banesës së tij ku zbriti nga mjeti i tij me letra në dorë dhe u fut në një portë gri, më pas doli nga aty po me letra në dorë për tu kthyer në banesë. Gjatë rrugës ai është parë të hedhë disa letra dhe karta sim në kazanët e plehrave, të cilat më pas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kësaj periudhe Emanuel Emereinbenu dhe Fatbardh Danja kanë pasur takime edhe me disa persona të tretë. Ndërsa është vene re se Emanuel Emereinbenu ka frekuentuar në mënyrë të shpeshtë pikat e këmbimit valutor.
Ndërkohë sa u përket deklarimeve të tyre para autoriteteve , në dosjen e siguruar nga Anila Hoxha thuhet se Emanuel Emereinbenu i pyetur ne prani të avokatit në anglisht nuk ka dashur të japë shpjegime.
Pjesë nga dëshmitë në dosje
Kurse shtetasi Fatbardh Danja ka deklaruar se njihej me Donald Fonkem ALIAS Emanuel Emereinbenu sepse përpara rreth një viti , një shtetas nga Sudani me emrin Abaz e ka prezantuar me Donald Fonkem duke i thënë se ky person ishte sipërmarrës dhe kishte kompani të ndryshme.
Atij i nevojitej një përkthyes i gjuhës angleze dhe duke marrë në konsideratë se kishte nevojë të madhe ekonomike ka pranuar të bëhej përkthyes i tij.
Përkthimet për të ai i ka bërë për gati një vit dhe në këmbim ka marrë 300 mijë lekë të vjetra përveç siguracioneve. Pas përkthimeve me kalimin e kohës Donal Fonkem i ka kërkuar të bëjë dhe pjesën administrative lidhur me bizneset e ndryshme që ai hapte në Shqipëri, duke i siguruar se ishin të ligjshme.
Pasi bëheshin regjistrimet nëpër zyrat si QKB tatime tj. Hapeshin llogari të ndryshme bankare nga ku sipas Donaldit prisnin të hidheshin donacione nga klientë të tij, për të cilat ai gjithmonë thoshte se ishin brenda procedurave ligjore.
Ai ka tërhequr rreth 15 mijë dollarë amerikane dhe të gjitha ja kam dhënë Donaldit. Aktualisht kam të bllokuara 11.100 euro dhe 19500 dollarë te A Bank por janë të bllokuara dhe nuk e di arsyen e bllokimit.
Xhentil Kupe nga Korça, në deklarimin e tij Kupe sqaron se me Donaldin është njohur prej motrës së tij, pra të Donaldit, Evelina pasi kanë qenë komshinj. Ajo e ka prezantuar me Donaldin , i cili më pas është prezantuar si vëllai i Evelinës. Pas shoqërimit me Donaldin, ai i ka kërkuar ndihmë që të hapte një nipt me emrin e Xhentilit , pasi ai vetë nuk kishte leje qëndrimi dhe nuk i kushtet për të ushtruar një aktivitet të tillë.
Në mirëbesim ai e ka pyetur nëse kishte rreziqe me legjislacionin shqiptar dhe ai e ka garantuar se çdo gjë ishte e ligjshme dhe në mirëbesim dhe me dëshirën për ta ndihmuar unë ka hapur niptin, tregon Kupe.
Pas pak kohe të hapjes së nipit Donaldi më ka thënë se në llogarinë e firmës që unë kisha hapur do të vinte një shumë nga Polonia si ndihmë nga një miku i tij pa i shpjeguar detaje. Pas kësaj ai ka tërhequr një shumë 9500 euro për t’ja dorëzuar Donaldit, por vuri re se në bankë ishin mbyllur 300 mijë euro dhe ai ka dyshuar. Por Donaldi i ka thënë se çdo veprim përmes bankës ishte i ligjshëm , dhe pas 3-4 ditësh i kërkoi të tërhiqte edhe 45 mijë euro.
Ai nuk ka shkuar që ti tërheqë po i ka dhënë tagër përfaqësimi donaldit pasi dhe paratë dhe firma ishin për të ndihmuar atë.
Në përfundim nga grumbullimi i rezulton se të gjithët të lart përmendurit kanë konsumuar veprën mashtrim dhe falsifikim kompjuterik .
Top Channel