Arrestohen dy të rinj në Tiranë, u kapën me 35 emigrantë të paligjshëm. Tentuan t’i kalojnë drejt Kosovës

24/07/2021 09:35
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 35 emigrantë të paligjshëm nga Tirana drejt Kukësit me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.  

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Ata përfitonin shpërblim monetar nga emigrantët e paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

“Finalizohet operacioni policor “CRAFTER 2” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. K.T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA