Mazar-e Sharif, Afganistan – Safia dhe tre fëmijët e saj të vegjël jetojnë jashtë, të ekspozuar ndaj të nxehtit ndëshkues të verës, pa ushqim dhe pa ujë.

Ajo u largua nga shtëpia e saj në qytetin verior të Afganistanit, Kunduz, pasi shtëpia iu godit javën e kaluar nga një mortajë, e cila vrau burrin e saj, shtyllën e familjes.

“Ne nuk kemi asnjë ushqim apo strehë”, thotë Safia, e cila është në mesin e qindra mijëra të tjerëve, të vendosur në një fushë në periferi të qytetit, e cila tashmë është shtëpia e gati 400,000 njerëzve. Fëmijët e mi janë të djegur nga dielli dhe janë të sëmurë. Qeveria nuk na ka ndihmuar”, thotë ajo.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 35,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Kunduz, që kur talibanët filluan një sulm të madh në kryeqytetin e provincës me të njëjtin emër, në fund të muajit të kaluar.

Militantët kanë marrë nën kontroll dhjetëra rrethe në të gjithë Afganistanin, pas një ofensive të ashpër që nga fillimi i tërheqjes së plotë të të gjitha trupave të huaja më 1 maj.

Talibanët kanë marrë gjashtë nga nëntë rrethet e provincës Kunduz dhe kanë rrethuar qytetin e Kunduzit, i pesti më i madh në gjithë vendin. Forcat afgane të sigurisë, kanë disa javë që po luftojnë me luftëtarët talibanë në lagjet e qytetit./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA