KLP ka vendosur emërimin e prokurorëve  Adnand Xholi dhe Dorina Bejko në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në përfundim të procesit të pikëzimit, KLP renditi prokurorët Adnand Xholi me 183 pikë dhe Dorina Bejko me 180 pikë. Deri tani ka emëruar 15 prokurorë në në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Të dy i kanë plotësuar kriteret për të qenë prokurorë special dhe kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht miratimin e listës me dy emrat e sipërpërmendur që plotësojnë kriteret paraprake për kandidim si Prokurorë pranë SPAK. Ditën e sotme, u bënë seancat dëgjimore për Adnand Xholin dhe Dorina Bejkon, të cilët u intervistuan për rreth 30 minuta dhe u regjistruan me audio dhe video.

Plotësimi i vendeve vakante në SPAK vjen pas apeleve të shumta që janë bërë nga zyrtarët, mes tyre edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili i bëri thirrje KLP-së që të përshpejtojë procedurën.

Në letrën e tij të motivimit, Adnand Xholi përshkroi disa prej arritjeve të tij në çështje të ndryshme, disa prej të cilave edhe me impakt publik si “Masakra e Cërrikut”, “Masakra e Qafë Gjashtës”, të ndodhura gjatë vitit 1997.

Adnand Xholi: Përvoja ime disa vjeçare në hetimin e veprave penale, të cilat aktualisht janë në juridiksionin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe përdorimi i vazhdueshëm dhe me efikasitet i mjeteve të posaçme të hetimit në procedime të gjera e të natyrës së ndërlikuar, është një shtysë e rëndësishme për t’i avancuar këto eksperienca tashmë në institucionin kryesore për hetimin e veprave penale që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin në nivele të larta të administratës publike dhe terrorizmin.

Kam një përvojë të konsoliduar në hetimin dhe përfaqësimin e akuzës në Gjykatën e Krimeve të Rënda të çështjeve me impakt publik si “Masakra e Cërrikut”, “Masakra e Qafë Gjashtës”, të ndodhura gjatë vitit 1997. Lidhur me këto çështje penale, pavarësisht faktit se hetimet ishin mbyllur nga prokuroritë lokale, ato u rihapën pas 10 vitesh dhe autorët janë deklaruar fajtor në të gjitha shkallët e gjykimit.

Kam hetuar dhe përfaqësuar akuzën në çështje të juridiksionit fillestar pranë Gjykatës së Lartë, ku të akuzuar kanë qenë disa zyrtarë të lartë. Ndërkohë, është kërkuar dhe vendosur heqja e imunitetit ndaj dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (gjatë vitit 2015), si dhe përfaqësimi i akuzës pranë Gjykatës së Lartë ndaj tyre.

Në vitin 2011, në bashkëpunim dhe me agjencitë ligjzbatuese partnere si belge, hollandeze, spanjolle etj., falë shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe administrimit të provave me anë të ndihmës së ndërsjelltë juridfike në fushën penale, kam hetuar dhe dërguar për gjykim rastin e parë të trafikut të lëndë të forta narkotike nga Kolumbia në Shqipëri, ku nëpërmjet përdorimit të metodave të posacfme ttë hetimit, në muajin mars 2011 u finalizua me sukses sekuestrimi i një kontenieri brenda të cilit ndodheshin 52 fuci me vaj palme që përmbante dhe kokainë të shkrirë në të pas përfitimit të saj do të përfitohej sasi prej rreth 200 kg e llojit kokainë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA