
Pikërisht në kohën kur ujërat e rrëmbyer u përplasën mbi shtëpinë e saj, duke mbledhur të gjithë forcat që i mbetën një nënë e re arriti që në ato momente të fundit ta vendoste foshnjen e saj në një vend më të lartë, ndërsa vetë iu dorëzua furisë së natyrës.
Sakrifica e saj nuk shkoi. edhe pse gruaja vetë vdiq, fëmija mbijetoi. Ajo u nxorr e gjallë pas më shumë se 24 orësh nën rrënoja ndërsa ekipet e shpëtimit flasin për një “mrekulli”.
Ngjarja ndodhi në fshatin Wangzongdian të provincës se Henanit në Kinë, të përballur me përmbytje katastrofike pas reshjeve rekord. Bilanci i viktimave ka shkuar në 33 të vdekur, ndërsa të evakuuarit nga shtëpitë e tyre janë më shumë se 200 mijë. Bebja e shpëtuar së fundi mendohet të tre apo katër muajshe.
“Dëgjova zërin e saj dhe ekipet e ndihmës në atë moment sapo mbërritën. Ata ia dolën ta nxirrnin të gjallë, por ne fakt ishte e ëma ajo që e shpëtoi duke e vendosur në një vend më të lartë, dhe uji nuk e rrëmbeu dot”, tha një i afërm i fëmijës, i identifikuar vetëm si Zhao. Foshnja u dërgua në spital, ku mjekët panë se nuk kishte as edhe një gërvishtje. Trupi i pajetë it ë ëmës u gjet një ditë më parë, i ngrirë në pozicionin sikur po ngrinte diçka lart, thotë BBC. Duket ka qenë pikërisht momenti kur ngriti fëmijën, duke zgjedhur kështu jetën e të bijës përpara të sajës.
Top Channel