Të paktën 366 migrantë të parregullt anijet e të cilëve u prishën në brigjet e provincës Medenine në juglindje të Tunizisë u shpëtuan, ndërsa 17 prej tyre humbën jetën.

Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe Tuniziane, në një deklaratë tha se u arritën të shpëtoheshin 366 migrantë të parregullt, anijet e të cilëve u prishën në brigjet e qytetit Zarzis në provincën Medenine.

Mësohet se të gjithë ata që humbën jetën dhe u shpëtuan ishin shtetas të Bangladeshit.

Vendet në Afrikën Veriore si Tunizia dhe Libia shihen si një pikë nisjeje për migrantët e parregullt që duan të arrijnë në Evropë ilegalisht përmes Mesdheut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA