Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin.

Duke u cilësuar si punëtor me profesione të vështira ligji u jep të drejtën për të përfituar pension të parakohshëm apo suplement kur kanë dalë në pension.

Por kjo deri më tani është pezulluar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pasi VKM që ka dalë një vit më parë nuk liston zë më zë profesionet të cilat përfitojnë.

Punonjësit e Uzinës së Ferrokromit në Burrel shprehen se me daljen e ligjit 29/2019 që u miratua për naftëtarët dhe metalurgët ata ndërprenë punën dhe dorëzuan librezat dhe dokumentet përkatëse për pension. Por prej 7 muajsh që i kanë mbyllur këto dokumneta nga ISSH u thuhet se nuk janë përfitues.

Unë jam një nga inxhinierët e parë metalurg të Ferrokromit që kemi vënë në punë uzinën me furrat e shkrirjes së ferrokromit. Në ligjet e vjetra por edhe në këto të sotmet njihet metalurgjia se e thotë dhe 29/2019 e thotë edhe V.K.M 447 si profesion i vështirë. Dhe këto kategori janë të ligjshme të fitojnë jo vetëm pension por dhe pasion suplementar për punë të vështira. Këtë kërkojmë se pensionin e marrim ne, por duhet ta marrim sipas kategorive të përfshira në ligjet paraardhëse dhe të vitit 2019″ shprehet inxhinieri. Madje ai shton se edhe pse ka punuar në furrat e shkrirjes përgjigja që i ka ardhur nga drejtoria rajonale është se profesioni i tij nuk përfshihet në vendimin 526 të viti 1958 i ndryshuar.

Sipas ligjit të vjetër për punët e ferrokromit të kategorisë së parë është përcaktuar që për drejtimin e furrës duhet të jetë kuota 5 metra. Në Uzinën e Ferrokromit Burrel ka dy vende pune vëzhgim dhe panel. Në lista nuk janë përfshirë këto emërtime , vetëm kontrolli teknologjik kuota 5 metra. Ndërsa në ligjin e vitit 2019 ku u bën shtesa në lista figurojnë vetëm punëtorët e drejtimit të komandimit të furrave. Kjo pasaktësi në zëra bën që këta punonjës të mos përfitojnë pensionin për vështirësi pune apo suplementet.

Fiks Fare u interesua edhe ne Institutin e Sigurimeve Shoqërore , ku nëndrejtori i përgjithshëm ekonomik z. Ali Emini u shpreh se ligji 29/2019 ka një predispozicion për t’i trajtuar me pensione qoftë parakohe për shkak të profesionit të vështirë, qoftë edhe për një suplimet kur janë në pension pleqërie është pozicionuar. Por sipas tij ISSH para këtyre punonjësve është ndjerë në vështirësi pasi e ka të vështirë të përcaktoj vështirësinë e profesioneve. Sipas z. Emini punonjësit e ISSH kanë vetëm një detyrim ligjor, nëse profesioni është i përcaktuar në V.K.M me emër të saktësuar dhe kjo gjë është dhe në librezën e punës është dhe në regjistrat e vjetërsisë së punë, atëherë nuk ka asgjë që Sigurimet Shoqërore ta mos e zbatojnë. “Vendimi 521 i Këshillit të Ministrave përcakton se duhet të jetë punonjës që komandon sistemin e furrave të shkrirjes, në kotën 5 metra linear. Këtë lloj profesioni nuk e gjejmë kërkund. As në librezat e punës të përsonave që kërkojnë, dhe as te regjistrat që kanë prodhuar ndërmarrjet dhe as në borderot.

Ne aty kemi profesionin vëzhgues, profesion panelist, kemi profesionin sinjalizues, etj, etj. gjë të ekonomistët dhe juristët që zbatojnë sistemin e sigurimeve shoqërore nuk e kanë mundësinë ta interpretojnë dhe s’kanë tagrin ligjor për ta interpretuar” shprehet z. Emini.
Ai shprehet se zgjidhja është preçizimi i pozicioneve të punës në VKM 447, edhe pse është bërë një ndërhyrje në të sërish emërtimet nuk figurojnë me borderot dhe regjistrat. Por ajo që ka bërë ISSH për ta zgjidhur ngërçin është se ka mbledh kërkesat dhe gjithë dokumentacionin për t’ia dërguar

Ministrisë së Infarstrukturës dhe Industrisë, pasi kjo ministri ka personelin e aftë për të bërë ligjërisht riklasifikimin e profesioneve të vështira me qëllim që të njihen dhe nga Sigurimet Shoqërore. Gjithashtu nëndrejtori Emini nxorri në pah se riklasifikim të profesioneve kërkojnë edhe metalurgji të tjera siç është metalurgjia e zezë në Elbasan.

Për Fiksin nëndrejtori u shpreh se çështja do të zgjidhej së shpëjti, pasi pritej vetëm përgjigja e ministrisë. Pas 15 ditësh mbërriti edhe përgjigja e ministrisë e cila kishte bërë riklasifikimin e profesioneve dhe më në fund punonjësit e Uzinës së Ferrokromit Burrel do të marrin pensionin sipas ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA