Gjatë 24 orëve të fundit policia rrugore ka vënë nën pranga 9 shoferë, ka pezulluar 40 leje drejtimi dhe ka ndëshkuar me gjobë 1761 drejtues automjetesh.

Si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve gjatë 24 orëve janë ndëshkuar me masë administrative 1761 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mos vendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë vënë në pranga 9 shtetas, nga këta 4 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 40 leje drejtimi, nga të cilat 30 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 70 km/h në qendrat e banuara deri në 161 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, dhe 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi në akset rrugore drejt zonave bregdetare është i lartë policiavjen me një apel për drejtuesit e mjeteve, që të mo qarkullojnë me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të qëndrojnë në radhë kur ka lëvizje të ngadaltë për shkak të fluksit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta