Në krye të pesë viteve nga nisja e reformës në drejtësi që kulmoi me vettingun dhe ngritjen e SPAK, mbështetësit më të mëdhenj të saj SHBA dhe BE këmbëngulin se presin rezultate ndaj të pandëshkueshmeve.
Yuri Kim: Të gjitha institucionet janë tashmë funksionale, KLGJ, Kushtetuesja pra institucionet janë funksionale. Është edhe SPAK që po jep rezultate. Ka patur luftë ndaj korrupsionit, janë rrëzuar gjykatës të korruptuar, po tregohet se ligji është i barabartë për të gjithë. S’ka rëndësi sa i fuqishëm mendon se je, askush s’është mbi ligjin. Të gjithë institucionet e reja të drejtësisë tashmë janë funksionale. Shumë mund të vazhdojnë të shpresojnë dhe të tjerë të veprojnë që ta pengojnë që të vazhdojë. Është detyrë e shqiptarëve në këtë tavolinë që të vazhdojnë këtë punë. Është momenti për një epokë të re në Shqipëri. Është një fillim, keni bërë progres,ka ende shumë për të bërë. Është një moment kritik. SHBA është me ju që të vazhdoni punën.
Soreca: Është e rëndësishme të kërkohet më shumë lidership nga i gjithë spektri politik, në mënyrë që reforma në drejtësi të ketë sukses. Vijimi i kësaj reforme është një ndër prioritetet kryesore, që të ecet përpara në mënyrë efikase. Pavarësia, integriteti i Reformës në Drejtësi është shumë i rëndësishëm. Objektivi kryesor për vitet e ardhshme është që të punohet fort, në mënyrë që të zbatohet kjo reformë siç duhet. Do të kërkohet përgjegjshmëri për përfshirjen në zbatimin e reformës në drejtësi.
Top Channel