Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa hektarë ullishte ne fshatin Zhejë të Kurbinit.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, por nuk kanë mundur të vënë nën kontroll flakët.
Si rrjedhojë, kërkohet ndërhyrje nga ajri për stabilizimin e zjarrit, që po shkatërron pemët.
Sipas policisë, dyshohet se 45-vjeçarja me iniciale A.T. ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe më pas pas flakët janë shpërndarë në zonë. 45-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë, për shkatërrim prone nga pakujdesia.
Njoftimi i policisë:
Policia procedon penalisht një shtetase për shkatërrim prone nga pakujdesia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.T.,45 vjeçe, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.
Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhejë , ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke ullishte në kodrën e fshatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Top Channel