Një 85-vjeçar ka ndërruar jetë sot ne rrugën Pushimi Shoferit-Divjakë, pasi teksa po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një motorr.
85-vjeçari P.Rrushi nga fshati Gungas i bashkise Divjake po kthehej për në fshat dhe është goditur nga pas nga një motoçikletë që drejtohej nga 50-vjeçari Kujtim Kombishti nga fshati Muçias i bashkisë Divjakë.
Përplasja ka qenë fatale pasi 85-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është nën kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit ndërsa nga ana tjetër është tepër problematik sidomos gjatë periudhës së verës, ku trafiku drejt plazhit është i rënduar.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit” shtetasi K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr.
Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel