“Është nder për mua të jem këtu”, Dua Lipa pas vizitës në Tiranë: Faleminderit për mikpritjen

23/07/2021 17:44

Këngëtarja e njohur me famë botërore Dua Lipa ka bërë një reagim në Instagram pas vizitës ditën e sotme në Tiranë.

Ajo ka ka shkruar se ndjehet tejet falënderuese për mikpritjen. Duke publikuar disa momente gjatë vizitës së saj në Tiranë, Dua shton se ka qenë një nder për të që të jetë në Tiranë.

“Është nder të jem në Tiranë”- Shqipëri, sot për të parë punën e ndërtimit të “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet që bëmë dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Faleminderit kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që më ndihmuan”- ka shkruar Dua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA