Këngëtarja shqiptare më famë botërore Dua Lipa ka mbërritur në Tiranë për tu përfshirë në një projekt bamirësie.
Dua Lipa i është bashkuar iniciativës së Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival për ndërtimin e një kopshti të ri në Tiranë, të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Dua Lipa thotë kryeministri Edi Rama që ka kapur qiellin e botës muzikore ska nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh dua ta ndaj me ju.
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, thotë kryeministri në postimin e tij në Instagram.
Këngërtarja shqiptare e shumë hiteve e cila jeton nw SHBA, u prit edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Top Channel